Situatë e vështirë me zjarrin në Malin e Velës, rrezikohet zona e banuar në Kallmet

Zjarri në Malin e Velës në Lezhë, vijon të jetë aktiv. Sipas informacioneve, raportohet se zjarri po përparon në drejtim të fshatit Kallmet, duke vënë në rrezik zonën e banuar.

Aktualisht, forca zjarrfikëse po punojnë për lokalizimin e vatrës, ndërsa një helikopter Cougar vijon aksionin për shuarjen e flakëve.

“Vazhdon operacioni i helikopterit Cougar për shuarjen e vatrës. Vatra e zjarrit në fshatin Kallmet, nj.ad.Kallmet, Bashkia Lezhë, vazhdon të jetë aktive afër banesave të fshatit Kallmet i Vogël.
Intensiteti i erës e cila favorizonte per rritjen e aktivitetit të vatres është ulur.

Komandanti i MZSH i Bashkisë ka stacionuar zjarrfikëse pranë banesave me qëllim mbrojtjen e banesave. Në terren janë 40 forca zjarrfikëse, 10 mjete zjarrfikëse, 3 Bashkia Lezhë, 2 Bashkia Kamëz, 1 Bashkia Malsi e Madhe, 1 Bashkia Mirditë, 3 Bashkia Tiranë dhe 9 forca të shërbimi pyjor, 4 forca te MC, Grupet e FNSH të policise së shtetit dhe ato të rendit dhe rrugores”, thuhet në njoftim.


Shtuar 28.08.2024 08:48