VIDEO/ Del video e vrasjes gjakftohtë të një 27-vjeçari në Frankfurt

Sulmit vrasës që ndodhi të martën (20/8) kur një burrë vrau një 27-vjeçar nga një distancë e afërt brenda stacionit të trenit në Frankfurt, është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Viktima dhe autori, i cili është 54 vjeç, janë të dy turq.

Kamera e sigurisë së stacionit hekurudhor regjistroi sulmin. Vrasësi i afrohet viktimës dhe e qëllon në kokë, duke vazhduar kur ai bie në dysheme.

Në të njëjtën kohë pasagjerët që ndodheshin në vendngjarje nisin të largohen të frikësuar.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes së rëndë.

Vrasja u krye rreth orës 21:00 të së martës përpara shinave të trenit. Autori ka tentuar të arratiset, por është arrestuar nga policia pak metra larg vendit të krimit.

Ai u soll para gjykatës të mërkurën në mëngjes. Stacioni i trenit, një nga më të ngarkuarit në të gjithë Gjermaninë, u mbyll për rreth 25 minuta pas vrasjes për shkak të operacionit të policisë.


Shtuar 21.08.2024 20:40

Tags: