Misteri i shkarkimeve në Qeveri dhe arsyet që nuk u dhanë nga Edi Rama

Kryeministri Edi Rama duket se i befasoi të gjithë në Kongresin e kësaj të diele, kur në fund të fjalimit të tij, njoftoi ndryshimin e ministrave kryesorë të kabinetit të tij, atij të Brendshëm, të Financave dhe të Mbrojtjes.

Ndryshimet ishin aq të papritura, sa dhe vetë të shkarkuarit u filmuan të habitur.

Tani kur ndryshon tre ministrat kryesorë të Qeverisë, minimumi duhet të japësh ndonjë arsye.

Por Rama nuk e dha një të tillë, duke u mjaftuar thjesht me njoftimin se i hoqi, për të zëvendësuar me tre njerëz anonimë politikisht.

Ndoshta arsyet e shkarkimit të tyre, Rama do t’i japë në ditët në vijim, por sot për sot, ende s’e di asnjeri se çfarë e shtyu Ramën që të bënte këtë lëvizje.

Aq më tepër që fjala vjen, Taulant Balla nuk ka çeduar si ministër i Brendshëm, përkundrazi ka bërë një punë të mirë, apo Ervin Mete, Ministria e të cilit ka sufiçit dhe nuk di ku t’i çojë lekët.(TemA)


Shtuar 29.07.2024 16:36