Përdhunoi të miturën, dënohet me tetë vite burg i riu në Kosovë

Një 20-vjeçar në Prizeren është dënuar me tetë vite burg. Bëhet me dije se Gjykata në Prizren ka marrë vendimin për ta dënuar 20-vjeçarin me iniciale E.H pasi ka dhunuar seksualisht një të mitur në fshatin Malësi e Re në Prizren. Gjithashtu lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj. Ndërkohë shpallja e aktgjykimit është bërë ditën e djeshme dje.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur Gjyqtarja e procedurës, Arjeta Gashi, me datë 17.07.2024, ka shpallur Aktgjykim DËNUES, ndaj të pandehurit E.H., (20 vjeçar) për shkak të veprës penale sulmi seksual nga neni 229 paragraf 6 (nëse vepra penale kryhet ndaj personit nën moshën 14 vjet) lidhur me paragraf 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të akuzuarit E.H., i është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 vitesh. Trupi gjykues duke pasur parasysh dënimin e shqiptuar ndaj të akuzuarit të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ngase po të lihet në liri i akuzuari për shkak të dënimit që i është shqiptuar në lartësi prej 8 viteve, i njëjti për t’iu shmangur përgjegjësisë penale mund të arratiset, andaj duke u nisur nga kjo bazë ligjore vazhdimi i masës së paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit është i arsyeshme dhe i domosdoshme për sigurimin e pranisë së të akuzuarit dhe mbarëvajtjen e procedurës penale”, ka thënë Lekaj.


Shtuar 18.07.2024 16:26

Tags: ,