Nga Zvicra në Itali, mbrojtësi shqiptar në ‘radarët’ e torinezëve

Me largimin e Alessandro Buongiornos drejt Napolit, Torino është futur në kërkim të një qendërmbrojtësi, për të mbushur hapësirat e lëna bosh nga italiani që vendosi të niste një aventurë të re.

Në ‘radarët’ e torinezëve janë shumë mbrojtës të talentuar, ndër to edhe një shqiptar.

Albian Hajdari është lojtari që mund të transferohet te Torino në Serie A. 21 vjeçari që aktivizohet me Luganon në kampionatin zvicerian, shihet nga drejtuesit e Torinos si i duhuri për qendrën e mbrojtës.

Ky do të ishte një rikthim për Hajdarin në Itali, pasi më parë ka mbajtur veshur fanellën e moshave të Juventusit. Kujtojmë që 21 vjeçari prezanton Zvicrën në rang kombëtaresh.


Shtuar 15.07.2024 19:30