Vrasja në Fier/ 39-vjeçari paraqitet në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie, lihet në burg pa afat Xhuliano Miho

Ditën e sotme ka dalë para gjykatës së shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier, 39-vjecari Xhuliano Miho. Miho u paraqit në ambientet e gjykatës nën masa të rrepta sigurie ndërsa Gjykata mori vendimin për ta lënë atë në burg pa afat.

Miho është autor i vrasjes së 24-vjecarit, Xhimi Baka e cila u regjistrua 3 ditë më parë. 39-vjeçari doli para trupit gjykues me gjyqtar Vladimir Cjapin dhe avokat Niko Bega për t’u njohur me masën e sigurisë ndërsa u vendos “burg pa afat” për të.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në rrugën “ Ramiz Aranitasi”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, Miho qëlloi për vdekje tre herë me thikë 24-vjeçarin, i cili nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Gjatë dëshmisë në Polici, 39-vjeçari, është shprehur se biçaku ka qenë i viktimës dhe ai thjesht është mbrojtur gjatë përplasjes fizike mes tyre. Shkak për vrasjen e të riut dyshohet se është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë. Mësohet se gruaja kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin. Ndërkohë autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.


Shtuar 7.07.2024 16:33

Tags: , ,