Politikani Ramush Haradinaj, feston ditën e sotme (e mërkurë) ditëlindjen.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka lindur më 3 korrik të vitit 1968 në Deçan, gjersa mbushur 56 vite jetë.
Atij me këtë rast i është bërë një dedikim special nga partnerja e tij, spikerja e lajmeve, Anita Muçaj – Haradinaj.
Ndër të tjerash, çifti festojnë së bashku edhe përvjetorin e 21-të të martesës.
“Faleminderit për dashurinë që ke, faleminderit për bashkëshortin dhe burrin që je. Gëzuar ditëlindja. Të duam unë, Hana, Gjini dhe Trimi”, u shpreh ajo.
Prezantuesja shtoi: “Vazhdoj të mendoj që jam dhurata më e bukur që të ka ardhur për ditëlindje. Gëzuar përvjetori i martesës edhe pse më ke lodhur pak, po hajt mo 21 vjet edhe lodhet njeri”.