Ish- banorja e BBV2, Keisi Medini ka “ndezur” Instagramin teksa ka postuar foto nga pushimet e saj verore, duke treguar kështu linjat e saj perfekte.
Bikini ngjyrë të zezë, syze dielli po të zeza me kombinuar me flokë bionde të kapura në një topuz të çrregullt.
Mbishkrimi i saj në postin e instagramit është një gjë që nuk mund të shpëtojë kollaj, duke e lidhur dhe me fotot e postuara nga vetë këngëtarja, teksa pozon me një gotë qelqi me ujë.
“Qëndroni të hidratuar” shkruan Medini në anglisht.
Nuk besojmë se ka pamje më verore se kjo, më seksi e më të përkryer për një vajzë teksa shijon pushimet në plazhin shkëmbor.