Chelsea raportohet se ia ka ndaluar dy yjeve të ekipit që të ftohen nga përzgjedhësi Thierry Henry tek Franca për Lojërat Olimpike.
Henry i cili do të udhëheq ekipin e Francës në futboll për Lojërat Olimpike, ka publikuar listën preliminare prej 24 futbollistëve të ftuar, e cila do të reduktohet në 18 lojtarë për ndeshjet e Parisit.
Skuadra e tij përbëhet prej dy lojtarëve mbi moshën 23-vjeçare, me sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta dhe ish-sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette, për të mbushur vendet e lojtarëve të vjetër.
Bashkëlojtari i Matetas, Michael Olise, ka qenë i përzgjedhur gjithashtu nga Henry, por megjithatë ai do të mbetet pa shërbimet e disa lojtarëve të rëndësishëm.
Kjo për shkak se Chelsea ia ka ndaluar Henryt që t’i ftojë Benoit Badiashile dhe Malo Guston në ekipin e tij të Francës për Lojërat Olimpike.
Që të dy, Badiashile dhe Gusto nuk ia dolën që të bëhen pjesë e ekipit të Didier Deschamps për Euro 2024.
Enzo Maresca i cili pritet të emërohet si trajner i Chelseat para sezonit 2024/2025, dëshiron kohë që të implementojë stilin e tij të lojës gjatë stërvitjeve në Cobham, sipas një raportimi të ri.
“Blutë e Londrës” megjithatë e kanë lejuar të riun Lesley Ugochukwu që të paraqitet për Francën në Lojërat Olimpike, duke shtuar se atij i nevojiten minuta para startit të sezonit të ri. /Telegrafi/