ZYRTARE / Chelsea njofton se Enzo Maresca do të jetë trajneri i ri

Enzo Maresca edhe zyrtarisht është emëruar si trajneri më i ri i Chelseat. Tekniku italian ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare në ‘Stamford Bridge’ me opsion edhe për një vit tjetër.

Drejtorët sportiv të Chelseat, Paul Winstanley dhe Laurence Stewart, e kanë identifikuar ish-trajnerin e Leicester Cityt si kandidatin e tyre kryesor për të zëvendësuar të larguarin Mauricio Pochettino.

Dyshja arritën që të sigurojnë shërbimet e 44-vjeçarit pas një takimi që patën në Marbella të Spanjës, aty ku gjetën një marrëveshje në lidhje me pagën e tij dhe stafit të tij, krahas kompensimit prej 10 milionë eurosh që kanë paguar për të.

Maresca, i cili ka punuar nën urdhrat e Pep Guardiolës tek Man City, është i etur që të sjellë stafin e tij me vete tek Chelsea pas largimit të Pochettinos.

Kësisoji, ish-portieri i Chelseat, Willy Caballero, pritet që të jetë pjesë e stafit të trajnerëve të italianit.

Përveç Caballeros, Enzo Marescas do t’i bashkohen edhe emra si Danny Walker, Michele De Bernardin, Marcos Alvarez dhe Javier Molina Caballero.

Pronarët e klubit, Todd Boehly dhe Clearlake Capital besojnë se Maresca është kandidati më i përshtatshëm për të drejtuar Chelsean sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/


Shtuar më 3.06.2024 16:50

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahisporno videoporno izlepornotürk porno izleporno izlepornogamdom girişgamdomdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobetbetwoon