Broja: Më ka ftuar Anglia, por e doja vetëm Shqipërinë

Armando Broja është pjesë e listës së futbollistëve të ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë për Evropianin që këtë verë mbahet në Gjermani.

Gjatë një intervistë të dhënë për Koha Shtesë, Broja ka folur për karrierën e tij dhe kundërshtarët që e presin Kombëtaren në evropian.

Ndër të tjerash, ai ka treguar se Kombëtarja e Anglisë e kishte ftuar kur ai ishte i vofël, por dëshira e tij ishte vetëm Shqipëria.

“Anglia më ka thirrur kur isha më i vogël, kam folur me babin dhe familjen. I thashë babit që unë kam qef që të luaj për Shqipërinë, është vendi më afër zemrës time, është vendi ku më ka lindur familja. E kam më shumë afër zemrës, edhe njerëzit që janë aty dhe tifozët. Ishte një zgjedhje që nuk e mendova dy herë”, tha Broja.

Armando Broja dhe Shqipëria do të kenë punë në fazën e grupeve me Spanjnën, Italinë dhe Kroacinë.


Shtuar 28.05.2024 19:04