Franca teston një raketë me aftësi bërthamore

Franca ka kryer lëshimin e parë provë të një rakete të përmisuar me aftësi bërthamore, Asmpa-R, e projektuar për t’u lëshuar nga një avion luftarak Rafale.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes franceze, Sebastien Lecornu, vetëm një ditë pasi Moska njoftoi se do të fillonte stërvitjet bërthamore në rajonin ushtarak jugor, i cili shtrihet në territorin e pushtuar ukrainas.

“Një avion Rafale i Forcave Ajrore Franceze ka kryer me sukses lëshimin e parë provë të një rakete të përmirësuar supersonike me aftësi bërthamore ASMPA pa ngarkesë në bord,” tha Lecornu.

Ministri tha se nisja “dëshmon epërsinë dhe besueshmërinë e tyre operacionale”.

Lecornu saktësoi se nisja u krye si pjesë e stërvitjes Durandal, e cila zgjat nga 13 maji deri më 14 qershor.

Ligji për planifikimin ushtarak parashikon ndarjen e 16 miliardë eurove deri në vitin 2030 për rimbushjen e stokut të municioneve, 5 miliardë euro për blerjen e dronëve dhe 5 miliardë euro për inteligjencën./albeu.com


Shtuar 23.05.2024 17:11