Ish-kandidati për kryetar bashkie i Tiranës, Belind Këlliçi, i tha Erion Veliajt poshtë ballkonit se nuk do të tërhiqen derisa ta heqin nga Bashkia.
Gjithashtu, ai i kujtoi ato që i cilëson skandale dhe që ka zbuluar ditët e fundit, veç dosjes “5D” dhe inceneratorit.
“Veliaj do të mbahet mend si simbol i vjedhjes, jo vetëm të parave të qytetareve të Tiranës, por edhe votave. Kemi zbuluar me fakte 2 hajdutë të tjerë, Arben Maloku, administrator i Zall Herrit, ka marrë 70 milionë euro tendera dhe leje ndërtimi nga bashkia e Tiranës. Kujtim Qefalia, tmerri i Dajtit 55 milionë euro tendera për vete dhe të afërm të tij.
Sot kemi parë tentativa të dëshpëruara, duke futur njerëz të infiltruar në protestë, duke ndërprere dritat Veliaj po tenton të shuajë këtë protestë. Dua t’i jap një mesazh: Ne nuk tërhiqemi pa e çuar atje ku e meriton! Sot e dimë ku e ke hallin. Po hetohesh nga BKH. 30 milionë euro janë vjedhur nga drejtorët e “5D”. Pak ditë më parë e kam sesi shkatërroi dhe institucionin e familjes”, tha ai.