Nuk ka si qershitë në verë. Ato fillojnë dhe piqen në vendin tonë në maj deri në korrik në varësi të zonave të ndryshme. Shumica prej nesh i konsumojnë shumë qershitë pasi janë shumë të shijshme. Por për post faktit se janë të ëmbla, qershitë kanë edhe vlera kurative që ju ndoshta nuk i dinit. Më poshtë mund t’i mësoni se cilat janë këto benefite të qershive.
Luftojnë dhjamin në bark
Studime të ndryshme kanë treguar se qershitë e tharta mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të peshës edhe nëse konsumojmë një dietë të lartë të yndyrë. Gjatë, një studimi të fundit, të kryer tek brejtësit, grupi që mori pluhur të qershive të tharta të përfshirë në një dietë të lartë në yndyrë, nuk fituan aq shumë peshë sa grupi që nuk morën qershi. Në gjak gjithashtu u vunë re më pak shenja të inflamacionit të lidhura me sëmundjet e zemrës dhe diabetin. Përveç kësaj, ata kishin nivele më të ulëta të kolesterolit dhe triglicerideve.
Ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga osteoartriti
Qershitë mund të përdoren më së miri si lehtësues për dhimbjet e osteoartritit. Mund t’i konsumoni në formën e frutit ose si lëng. Gjatë një eksperimenti të kryer tek 20 gra të moshës 40-70 vjeç që vuanin nga osteoartriti, hulumtuesit shkencorë zbuluan se konsumimi i lëngut të thartë të qershive dy herë në ditë për tri javë ndihmoi në pakësimin e disa shënjuesve të rëndësishëm të inflamacionit, sidomos për pacientët të cilët kishin nivelet më të larta të inflamacionit në fillim të studimit. Lëngu i qershive sigurisht parandalon edhe efektet anësore të shumë ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve.
Ulin rrezikun e goditjes në tru
Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Miçiganit kanë zbuluar se qershitë sigurojnë përfitime kardiovaskulare të barasvlershme me shumë ilaçe. Sipas tyre, antocianina, pigmenti që iu jep qershive ngjyrën e kuqe, mund të aktivizojë receptorin e quajtur PPAR në indet trupore, që mban nën kontroll nivelet e yndyrës dhe glukozës, duke pakësuar kështu faktorët e rrezikut për kolesterolin e lartë, tensionin dhe diabetin. Jo keq për një frut ka të vogël.
Luftojnë pagjumësinë
Shumë njerëz ankohen se kanë probleme me gjumin. Qoftë nga stresi i tepërt, çrregullimet e hormoneve, truri i ngarkuar apo jetesa e pashëndetshme, ata përfundojnë duke u rrotulluar gjatë gjithë natës në shtrat, në përpjekje për të fjetur. Gjatë një studimi, pjesëmarrësit që konsumuan 30 ml lëng qershie pas zgjimit dhe 30 minuta para vaktit të darkës, pësuan rritje të dozës me metatoninë me 85mcg/ditë.