Atl Madrid dhe Real Madrid në aksion, zbulohet ayseya pse Lautaro refuzoi rinovimin me Interin

Lautaro Martinez kërkon 6 milion euro në vit për të nënshkruar një zgjatje të kontratës me Interin, ndërsa Atletico Madrid, Real Madrid dhe Barcelona vazhdojnë të monitorojnë argjentinasin.

Agjenti i sulmuesit argjentinas, Alejandro Camano zbuloi në fillim të kësaj jave se Martinez ka refuzuar një ofertë për zgjatjen e kontratës nga Nerazzurrët.

Sipas Calciomercato.com, lojtari dhe shoqëruesit e tij besojnë se një pagë prej 4.5 milionë euro në vit nuk është e mjaftueshme dhe kërkojnë të paktën 6 milionë euro.

Interi ka nevojë të shesë një nga lojtarët e tij më të mirë gjatë verës dhe, megjithëse Achraf Hakimi duket favorit për të lënë Giuseppe Meazza, Lautaro gjithashtu ka tërhequr interesin e shumë klubeve të mëdha në Evropë.

Sidoqoftë, çmimi prej 90 milionë eurosh i Interit nuk pasqyron pagën 4.5 milionë euro në vit që klubi i ka ofruar sulmuesit të tyre.

TuttoSport raporton se gjigantët e La Ligas, Atletico, Reali dhe Barcelona monitorojnë 23-vjeçarin, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2023.

Interi tashmë refuzoi ofertën e Atleticos prej 45 milionë eurosh, ndërsa Reali mund të përfshijë Luka Jovic në një marrëveshje shkëmbimi lojtar plus para për të ulur çmimin e Lautaros.

Megjithatë, Interi është i interesuar të shesë vetëm njërin prej yjeve të tyre për një ofertë e gjitha para.

La Gazzetta dello Sport raporton se Barcelona nuk është e hapur për të paguar çmimin e kërkuar të Interit prej 90 milionë euro, me Nerazzurrët që preferojnë të shesin Hakimin para Lautaros.


Shtuar 11.06.2021 16:46