Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar, se në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 18 raste të reja pozitive me Covid-19, nga 2411 testime të realizuara.
Gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën 1 pacient, teksa janë shëruar 31 të tjerë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 155.487 persona. Prej tyre, jetën e kanë humbur 5.468 pacientë, teksa janë shëruar 149.582 pacientë të tjerë. Me shifrat e sotme, numri i rasteve aktive shkon në 437.