Mbreti Charles reagon pas deklaratës së Kate Middleton: Krenar për guximin e saj

Pallati mbretëror Buckingham ka reaguar pas deklaratës së Kate Middleton se ajo vuan nga kanceri, duke thënë se Mbreti Charles ka qenë në kontakt të ngushtë me Princeshën e Uellsit javët e fundit pas qëndrimit të tyre në spital.

Mbreti është “shumë krenar për Kate për guximin e saj për të folur ashtu siç bëri,” tha pallati, duke e përshkruar princeshën si “nusja e dashur e monarkut”.

Mbreti dhe Mbretëresha “do të vazhdojnë të ofrojnë dashurinë dhe mbështetjen e tyre për të gjithë familjen gjatë kësaj kohe të vështirë”.


Shtuar 22.03.2024 21:31