Juli për debatin mes Romeos dhe Meritonit: Është e sikletshme të shohësh dy shokë të vjetër të flasin në këtë mënyrë

Gjatë ditëve të fundit miqësia mes Romeos dhe Meritonit është krisur, shkak është bërë një debat i cili ka vazhduar edhe sonte në prime. Banorët gjithashtu e kanë komentuar këtë debat duke shprehur se është e sikletshme të shohësh dy shokë të vjetër të flasin në këtë mënyrë.

Juli: Është e sikletshme të shohësh dy shokë të vjetër të flasin në këtë mënyrë. E jap me garanci që Meritoni nuk ndikohet nga unë. Duhet pasur kujdes situata… Ti je një kopjac, në të dyja rastet kam parë romancë dhe viktimizim…

Ndërkohë, edhe opinionistët Ori Nebijaj dhe Arbër Hajdari kanë dhënë mendimet e tyre lidhur me ‘krisjen’ e raportit.

Ori: Më vjen mirë për të dy djemtë që iu desh të vinin në Big Brother sesa me dinjitet apo pa dinjitet janë.

Arbër: Raporti i miqësisë së tyre lidhet me pritshmërinë. Pritshmërinë që Meritoni ka patur nga Romeo. Romeo është përgjigjur duke i thënë se e ka mbrojtur, për mua nuk e ka bërë…


Shtuar 16.03.2024 22:11