Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, epiqendra dhe magnituda

Një tërmet ka goditur Greqinë mbrëmjen e kësaj të enjteje me magnitudë 3.9 të shkallës rihter. Lëkundjet e tërmetit janë ndier në në orën 21:51 në zonën detare pranë Gerolimenës në Laconia.

Epiqendra e tërmetit ndodhet 30 kilometra në perëndim-jugperëndim të Gerolimenës me thellësi fokale 8.3 kilometra.

Lëkundjet e tërmetit janë ndier të forta nga ana e qytetarëve, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.


Shtuar 7.03.2024 22:29

Tags: ,