Zbriti nga motori dhe sulmoi makinën, detaje nga shpërthimi i “Audit” në Shkodër

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një shpërthim ka tronditur qytetin e Shkodrës.

Një sasi lënde plasëse, i është vendosur një automjeti tip “Audi” i parkuar në parkingun e një supermarketi pranë Teatrit Migjeni në Shkodër.

Si pasoje e shpërthimit të fortë, automjete është dëmtuar pothuajse plotësisht.

Një person me motor i është afruar makinës dhe i ka hedhur lëndën plasëse.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin, ndërkohe pronari i mjetit B.Freskina, ka deklaruar fillimisht se nuk ka probleme me persona të tjerë.

“Shkodër/Rreth orës 04:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit B. F., 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 23.02.2024 08:48