Shpërthim i fuqishëm tritoli, në një makinë në Shkodër

Në orët e para të mëngjesin e sotëm, rreth orës 4.20 minuta, një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës.

Një sasi lënde plasëse i është vendosur një automjeti Audi, parkuar në parkingun e një supermarketi pranë Teatrit Migjeni, në Shkodër.

Si pasojë e shpërthimit të fortë, automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht.

Nuk dihen akoma shkaqet e këtij shpërthimi, ndërkohë që Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po bën ekspertizën.


Shtuar 23.02.2024 07:54