Frikë për mbyllje të sezonit, zbulohet dëmtimi i Xhuliano Skukës

Xhuliano Skuka shkaktoi një panik të madh te Partizani teksa në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë përballë Kukësit, sulmuesi u dëmtua në minutën e 20’ dhe doli nga fusha e lojës me barrelë. Dhimbjet e forta dhe pamundësia për të vendosur këmbën në tokë bënë të dukej se dëmtimi ishte i rëndë dhe rrezikohej Final Four.

Fatmirësisht, pas ekzaminimeve mjekësore alarmi është ulur dhe Skuka do të mungojë vetëm 2-3 javë. Bomberi ka një tërheqje të gradës së parë, sipas shtypit të shkruar, një dëmtim jo i lehtë, por te Partizani gëzojnë pasi u shmang rreziku më i madh.

Të lidhura

None found

Skuka do të qëndrojë minimumi 14 ditë jashtë fushës dhe do të rikthehet në sfidën me Erzenin më 10 mars nëse gjithçka shkon mirë.


Shtuar më 23.02.2024 09:01