“O jargo”, Graciano dhe Egla grinden sërish, shkak bëhet Meritoni: Zhapik-shushunje!

Ka diçka rreth javës pas Shën Valentinit që duket se shkakton shumë ndjenja interesante për shumë shenja.

Ditën e sotme Meritoni ka thyer rregullin e Vëllait të Madh dhe vendosi të lahej në pishinë.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga banorët e tjerë të shtëpisë, të cilët u revoltuan. Ishte Egla ajo që nxiti Meritonin të thyente rregullin, nga i cili do e pësonin të gjithë banorët e tjerë. Tashmë aktorja njihet për shkeljen e rregullave dhe konsiderohet nga banorët e tjerë si problematike.

Graciano ishte një nga personat që u revoltua më së shumti me Eglën, të cilën e akuzon se ka qenë nxitëse që Meritoni të thyente rregullin e Vëllait të Madh. Ai e quajti “madam zhuzhuja”, ndërsa Egla e cilësoi atë si “zhapik shushunje”.

Graciano: Ti e fute këtë frymë që shohin dhe këta, na ënjte o madam zhuzhuja.

Egla: Zhuzhu je vetë, zhapik, zhapik shushunje.

Graciano: Ti kaq di të thuash, kaq di të bësh. O jargo, o pargo…, kaq di ti. Nuk është Big Brotheri i skeçeve këtu oj motër.


Shtuar 20.02.2024 14:09