Gashi-Hamdiu: Bordi vendosi për kallëzim penal ndaj ish-drejtuesit të KOSTT-it pas incidentit me përmbajtje seksuale

Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, ka deklaruar se bordi vendosi të paraqiste kallëzim penal ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes, Ilir Shala, pas një rasti të poshtërimit verbal me përmbajtje seksuale ndaj saj.

E ftuar në emisionin Debat Plus, ajo tha se pasi u vu në dijeni për rastin, kërkoi zyrtarisht që çështja të shqyrtohej nga bordi. Sipas saj, në mars të vitit 2021, bordi votoi për ngritjen e kallëzimit penal ndaj Shalës, ndonëse një anëtar nuk ishte dakord.

Të lidhura

None found

Gashi-Hamdiu shpjegoi se vendimet e bordit zakonisht firmoseshin brenda dy ditësh, por dokumenti për kallëzimin nuk u nënshkrua në atë afat. Ajo tha se, rreth tre muaj e gjysmë më vonë, gjatë një mbledhjeje tjetër, kuptoi se vendimi ende nuk ishte proceduar.

Sipas saj, dokumenti u nënshkrua më 19 korrik 2021, ndërsa po atë ditë sekretarja e ndërmarrjes e përcolli kallëzimin penal.

“Bordi kishte marrë vendim për ngritjen e kallëzimit penal ndaj Ilir Shalës, por vendimi nuk u nënshkrua menjëherë. Vetëm pas tre muajsh e gjysmë mora vesh se kallëzimi nuk ishte proceduar…Vendimi u nënshkrua më 19 korrik 2021 dhe po atë ditë u dërgua kallëzimi penal, ai kallëzim penal u kam thënë nuk përmban kurgjo hiç”, ka deklaruar Gashi-Hamdiu.


Shtuar më 28.10.2026 22:56