E ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, gazetarja Klodiana Lala foli për mundësinë që SPAK t’i drejtohet sërish Kuvendit me kërkesë për autorizimin e arrestimit të Belinda Ballukut. Ajo vuri në pikëpyetje se si do të vepronte kryeministri Edi Rama në një rast të tillë.
Sipas Lalës, nëse SPAK paraqet një kërkesë të re dhe Rama e kundërshton përsëri, ky qëndrim do të thellonte dyshimet për lidhjen mes tij dhe Ballukut. “Nëse SPAK do shkonte më një kërkesë të re për autorizim dhe Rama nuk do e pranonte, kjo do ti bënte mirë SPAK sepse do dëshmon se Edi Rama është I kapur nga Belinda Balluku ose është bashkëpunëtor…Në momenti që i shkuan te paradhoma filloi nxori kthetrat zoti Rama. Tek zoti Rama ke rastin e Mc Gonigal, ke inceneratorët te zoti Rama, janë firmat e Edi Ramës te inceneratorët përse duhet të shkojnë të presin Ballukun”, tha gazetarja në emision.
Të lidhura
None found
Lala komentoi edhe reagimin e kryeministrit në fazat e para të çështjes. Ajo tha se Rama e ndryshoi qëndrimin kur hetimet iu afruan njerëzve të rrethit të tij politik.






