Manchester City kalon Brightonin me penallti dhe siguron raundin tjetër të EFL Cup

Manchester City ka siguruar kualifikimin në raundin pasues të EFL Cup, pasi mposhti Brightonin në ekzekutimin e penalltive.

Pas barazimit 2-2 në kohën e rregullt, “Qytetarët” fituan 5-4 nga pika e bardhë.

Të lidhura

None found

Brightoni kaloi në avantazh në minutën e 30-të, kur Malick Yalcouye shënoi pas asistimit të Rutter.

City reagoi dhjetë minuta më vonë: Mateo Kovacic barazoi me një goditje të bukur, i shërbyer nga Phil Foden.

Skuadra vendase e riktheu epërsinë në minutën e 47-të, me Rutterin që realizoi nga afër pas pasimit të Hadjam.

Megjithatë, në minutën e 72-të, talenti Vitor Reis vendosi sërish baraspeshën për Cityn, pas asistimit të Cherki.

Të dyja skuadrat patën mundësi të shënonin golin vendimtar, por asnjëra nuk arriti ta gjente rrugën e rrjetës.

Në penallti, lojtarët vendas u treguan më të saktë, duke realizuar pesë goditje. Dunk u bë protagonist në krahun e kundërt, pasi humbi penalltinë e fundit.


Shtuar më 28.10.2026 22:42