Zarf i zi në shtëpi! Të gjithë dënohen për shkak të Eglës, shpërthejnë kundër konkurrentes

Shkelja e rregullave të “Big Brother VIP 3” nga ana e Eglës, bëri që të gjithë banorët të ndëshkohen.

Aktorja mbajti fikur mikrofonin, pavarësisht paralajmërimeve të “Vëllait të Madh”. Në shtëpi, mbërriti më pas një zarf i zi, që njofton se uji do të jetë i limituar dhe ngrohëset në oborr do të jenë të fikura.

“Banorë, sikurse edhe ju e dini, rregullat e ‘Vëllait të Madh’ duhet të respektohen nga të gjithë me përpikmëri. Një nga rregullat bazë është që mikrofoni të jetë i ndezur. Ky rregull është thyer vazhdimisht nga Egla sot. Për këtë arsye, ‘Vëllai i Madh’ ju dënon të gjithëve duke pasur ujë të limituar dhe të qëndroni pa ngrohje jashtë, deri në një njoftim të dytë”.

Menjëherë, reaguan të revoltuar banorët:

Erjola: Seriozisht, për faj të një personi

Ledjona: Prandaj e bën ajo

Françeska: Kaq shumë të ka ndikuar ky nominim, që po i bën këto gjeste

Romeo: E ke inatin me “Vëllain i Madh”?

Meritoni: Të paktën më mundëson të bëj një dush

Egla: Ore, a ke vesh kur flas unë? Nuk jam as ujësjellësi, as Vëllai i Madh. Nuk të ndihmoj dot. Mos më hajde këtu

Meritoni: Për tri ditë, nuk veprove për komunitetin

Egla: Po ik o Meriton. Mendoje dhe bëj një zgjidhje

Meritoni: Do e bëj patjetër


Shtuar 16.02.2024 17:11