Kanye West ka shqetësuar fansat e tij pasi i është shfaqur një ënjtje në mes të buzës së sipërme, rreth një muaj pasi hoqi të gjithë dhëmbët dhe i zëvendësoi me një protezë titanike.
Rep artisti shpenzoi rreth 850,000 dollarë (793,000 euro) për këtë operacion eksperimental dentar. Ndjekësit e tij nën postimin e tij më të fundit në Instagram shkruanin komente si: “Çfarë nuk është në rregull me buzën tënde të sipërme?”, “Po ndodh diçka?”, “Çfarë është kjo gungë në mes të buzës së sipërme?”, “Vëlla, pse ke diçka në buzë?”, “Mbret, ke një hemorroid në mes të buzës”.
Ndërkohë, Kanye vetë ka dizajnuar protezat dhe, sipas DailyMail, “janë më të shtrenjta se diamantet”.
Implantati është një model kirurgjikal krejtësisht i ri dhe për momentin vetëm reperi e ka. Protezën ia ka vendosur Dr. Thomas Connelly nga Beverly Hills.