Meritoni mbrëmjen e sotme në spektaklin televiziv “BBVA3”, është surprizuar nga vëllai i tij.
Gjatë “prime”-t të sotëm, Meritonit iu shfaq klipi ku fliste për vëllain e tij më të vogël, Rinorin, i cili kishte një lidhje shumë të fortë me banorin.
Pas klipit, ai shkoi në dhomën e ndenjes, ku më pas vëllai i tij hyri dhe u takua.
Pasi ato u takuan dhe u çmallën për pak minuta, Ledioni e pyeti në qoftë se do të takoj ndonjë banorë tjetër nga shtëpia.
Ai u shpreh se nuk dëshironte të takonte asnjë tjetër, duke lënë hapësirë të nënkuptohet se nuk është pro marrëdhënies së Meritonit me Ilnisën.
Edhe për dasmën, ai u shpreh që atë e sheh thjesh njē lojë:
“Je shumë e fortë, mbahu! Ji i drejtë, i sinqertë. Të dua shumë! Të gjithë të mbështesim shumë. Gjithçka ka mbetur njësoj jashtë. Loja është shumë mirë. Jemi krenarë për ty. Sa për dasmën, u bë në kuadër të lojës. Gjithçka mirë.”- i tha Rinori.