Tiranë/ Përfshihet nga flakët shkolla në “Don Bosko”, dyshimet e para

Paraditen e sotme, një vatër zjarri është regjistruar në një shkollë në ‘Don Bosko’ në Tiranë.

Raportohet se; fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga ngjarja.

Pas sinjalizimit, zjarrfikësja dhe policia shkuan në vendngjarje, ndërsa u bë e mundur lokalizimi dhe shuarja e zjarrit.

Disa raportime thonë se shkak është bërë rrjeti elektrik, e të tjerë thonë se ka qenë shpërthimi i kaldajës.


Shtuar 22.01.2024 12:08