Kristi Qarri 4 ndeshje pa pësuar, frika e vetme Partizani

Kristi Qarri nuk ka pësuar gol në 4 ndeshjet e fundit me Vllazninë. Pak më shumë se 360 minuta me rrjetën e paprekur, që i kanë dhënë dhe Vllaznisë fitore shumë të vlefshme. Shkodranët ndodhen aktualisht në pozitën e tretë, me vetëm 3 pikë më pak se Partizani.

Ndeshja e radhës është pikërisht kundër të kuqve. Me Partizanin nuk kthehen kujtime të bukura. Kjo pasi sfida e fundit u mbyll me humbjen 4 me 1 në “Arenën e Demave”.

Qarri ishte titullar për kuqeblutë. Sfida me Partizanin luhet më 28 janar në “Loro Boriçi”. Morali është shumë i lartë te Vllaznia, që po bën gjithçka mirë në fushën e lojës. Përballë kampionëve në fuqi duhet mposhtur “frika” e krijuar në përballjen e fundit. /newsport.al/


Shtuar 22.01.2024 14:32