Jasmina merr pjesë në emisionin e dashurisë në Kosovë? Zbulohet e vërteta

Sikurse mund ta dini prej muajsh në Kosovë transmetohet një emision i ngjashëm me formatin e “Përputhen”, i quajtur “It’s my love”. Shpesh është përfolur se personazhe të ndryshme të programit që transmetohet në Top Channel do i bashkohen atij, por të gjitha kanë rezultuar të pavërteta. Së fundmi, u tha se Jasmina do jetë protagonistja e re e “It’s my love” dhe shkak u bë shoqërimi i saj me konkurrenten e këtij programi. Jasmina dhe Erza e “Its My Love” janë bërë bashkë dje në Kosovë, prej nga ku kanë ndarë foto e video në rrjetet sociale. “S’na kap dot sa n’Pr sa n’Gjl”, ka shkruar Erza në një foto nē Instagram.

Kaq mjaftoi që në rrjet të aludohej se Jasmina po i bashkohej një tjetër “dating show”. Por, jo diçka e tillë nuk është e vërtetë. Këtë e ka mohuar vetë Jasmina, e cila përmes një statusi në Instastory shkruan se në Kosovë është me shoqen e saj për qejf dhe nuk do jetë në asnjë emision.

“Jam me shoqen time për qejf, nuk jam në asnjë emision, në asnjë transmetim. Faleminderit!”- ka shkruar ajo.


Shtuar 4.06.2021 11:33