“U takova me vajzën pas 9 vitesh, kur më thirri baba… ”- Kastro Zizo rrëfen mes lotësh pengun më të madh në jetë: Nëna nuk më pa kurrë siç donte

Këngëtari Kastro Zizo, ka rrëfyer së fundmi mes lotësh dhe emocionesh pengun e madh që ka në jetë raportin e tij me nënën, si dhe ritakimin pas 9 vitesh me vajzën e tij.

I ftuar në “Se luan Topi” Kastro ka rrëfyer ritakimin e tij më të bijën pas 9 vitesh, ndërsa e ka cilësuar si një minivaniant femër të tijin.

Kastro është shprehur se në momentin e parë që u përqafuan, vajza nuk donte të shkëputej nga krahët, ndërsa shtoi se për të nuk ka qenë e lehtë të dëgjonte të bijën t’i thërriste baba.

“Nuk është e lehtë të dëgjosh vajzën tënde të të thotë babi kur ti nuk e kishe dëgjuar kurrë që ajo ta thotë. Ishte e çuditshme, e vështirë”, tha ai.

Kastro Zizo: Mia është vajza ime që jeton në Prishtinë, kam pak kohë që kam vendosur lidhje me të. Kisha shumë vite që nuk takohesha për një sërë absurditetesh. Kam qenë shumë vite. Jam ende duke vendosur ura me vajzën time. 9 vjet pa parë vajzën, ishin ato vite që gjeja një vend ku fshihesha dhe lotoja sepse nga ana tjetër duhet që të mbaj edhe atë figurën që kisha krijuar, ai rebeli i forti, njerëzit nuk duhet të shihnin atë anë timen, ta mbuloja. Kur i ri

Njeriu mendon sikur e di me çfarë do përballet, njeriu nuk është kurrë kati për asnjë. Unë që mendoj që isha përballur me shumë situatat në jetë, kush nuk kisha menduar një moment me vajzën apo atë përqafimin e parë. Kisha menduar të gjitha variantet, asnjëra nga ato nuk ndodhën. Gjaku të thërret. Pas shumë vitesh e njoha, e kisha parë nën heshtjen time, e kam ndjekur. Ajo ka qenë nën vëzhgimin tim, por që në momentin e parë që u përqafuam, Mia nuk donte të shkëputej nga krahët. Ajo është një minivariant i imi femër, grua. Nuk është e lehtë të dëgjosh vajzën tënde të të thotë babi kur ti nuk e kishe dëgjuar kurrë që ajo ta thotë. Ishte e çuditshme, e vështirë. Përbrenda po shpërtheja…

Sa i përket pengut më të madh që ka në jetë, Kastro tregoi se lidhej me nënën e tij, pasi ajo nuk e pa kurrë se si ajo donte ta shihte, larg alkoolit, drogës.

“Kush është ai prind që do ta shohi fëmijën në ato situata apo gjendje që ajo më ka parë mua. Nëna është pa diskutim një ndër njerëzit më të rëndësishëm në jetën e një njeriu, por nuk duhet lënë asnjë moment edhe roli i tim ati”, tha Kastro.

Ndër të tjera këngëtari ka treguar dhe një amanet që ajo i ka lënë, për ta parë atë të plotësuar.

“Më la një amanet si me thënë, që unë të mendoj se jam në rrugën duhur që t’ja çoj deri në fund, nuk donte që unë të bëja apo të kisha gjumë gjera në jetë, përveçse disa gjera bazike, të doja njerëzit e mi të afërt, të bëja çmos për njerëzit që duam, sepse ajo vërtet ajo një ditë të kthehet. Për mamin mund të flas për orë të tëra. Nuk e mendoja se do qaja këtu, se shpesh qaj vetëm. Në film qaja për gjërat që nuk kisha bërë, që kisha bërë gabim në jetë, tani së fundmi po kuptoj atë që quhet plani perëndisë. Nëse shumë gjëra të këqija nuk do ti kisha bërë nuk do isha në këtë pikë të jetës që jam tani. Ndoshta ky moment që jam në jetë tani, ndoshta më ka dhënë këtë paqen që kam dhe tu dedikohem më shumë atyre dhe jo vetëm”, tha Kastro.

Gazetarja: S’të pa kështu siç je tani, larg alkoolit, drogës, gjithçkaje që të ka munduar ty dhe atë bashkë?

Kastro Zizo: Po, sepse kush është ai prind që do ta shohi fëmijën në ato situata apo gjendje që ajo më ka parë mua. Nëna është pa diskutim një ndër njerëzit më të rëndësishëm në jetën e një njeriu, por nuk duhet lënë asnjë moment edhe roli i tim ati.


Shtuar 20.01.2024 22:17