UEFA i bllokon merkaton Barcelonës për shkak të rregullave të Fair Playit Finanicar

Barcelona nuk do të jetë në gjendje të nënshkruajë me asnjë lojtar për shkak të rregullave të Fair Play Finanicar. Ky është lajmi i fundit që shokon katalanasit teksa është drejtori sportiv Deco ai që konfirmon vendimin.

“Fair Play Financiar po prek shumë klube dhe ne nuk jemi në gjendje të finalizojmë asnjë transferim. Tani për tani ky është realiteti.

Puna e Xavit nuk është aspak në rrezik, më duket pa sens kjo gjë. Xavi ka besimin e plotë nga e gjithë Barcelona, e sigurt. Jemi të trishtuar për humbjen e Superkupës, por një humbje nuk i ndryshon planet tona”, tha drejtori. /newsport.al/


Shtuar 15.01.2024 16:31