Përkeqësohet moti, anulohen disa linja të udhëtimit detar

Për shkak të përkeqësimit të motit Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar për anulimin e disa linjave të udhëtimit detar.

Të gjithë pasagjeret bëhen me dije se si rezultat i kohës së keqe Kompania Grandi Navi Veloci do të anulojë nisjen e tragetit GNV Blu në datën 06.01.2024.

Kompania Adria Ferries nisjet e planifikuara në datat 06 dhe 07.01.2024 ora 13:00 do të spostohen në orën 23:00.

Shqipëria ndalon importimin e derrave nga Maqedonia e Veriut, zbulohen raste të infektimeve me “Murtajën Afrikane”

Të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë respektive për marrjen e informacioneve të mëtejshme.

Raportohet se Linjat e tjera Durrës-Bari-Durrës do të vazhdojnë normalisht.

Linja Durrës-Ankona-Durres do të vazhdojë normalisht.

Linja Vlorë-Brindisi -Vlorë do të vazhdojë normalisht.

Linja Sarandë-Korfuz-Sarandë do të vazhdojë normalisht.


Shtuar 6.01.2024 11:49