“Shqipëria 2030”, cila është axhenda e Kongresit të PS-së

Më datë 12 qershor Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin, ditë që përkon edhe me 30 vjetorin e themelimit të PS-së.

Më poshtë gjeni rendin e ditës së Kongresit socialist që vjen pas fitores së tretë radhazi dhe ku do të shpaloset vizioni për mandatin e ri dhe “Shqipëria 2030” nga kryeministri Edi Rama. Në kongres pritet që të votohet edhe ngritja e komisionit për analizën e zgjedhjeve shrkuan abcnews.al.

PËR THIRRJEN E KONGRESIT TË JASHTËZAKONSHËM TË PARTISË

Mbështetur në Nenin 31 të Statutit të Partisë, për “Kongresin i Partisë Socialiste”, me propozim të Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste,

VENDOSI :

Të thërrasë mbledhjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste më datë 12 Qershor 2021.

T’i propozojë Kongresit të Partisë Socialiste të Shqipërisë këtë rend dite:
Hapja e Kongresit
Rrugëtimi i Partisë Socialiste prej 12 Qershorit 1991;
Vizioni ynë për Shqipërinë 2030 dhe Programi ynë Qeverisës në Mandatin e Ri.
Miratimi i Vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë:
Vendim “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021”;
Vendim “Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithëshme të 25 Prillit 2021”;
Vendim “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë”;
Vendim “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti”;
Vendim “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”;
Vendim “Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021”.


Shtuar 2.06.2021 18:04