Në syrin e së motrës, dalin pamjet nga vrasja e biznesmenit Niko Goro në Himarë

Kanë dalë disa pamje nga vrasja e biznesmenit Niko Goro në Himarë, në tetor 2020, ku autori i krimit, Kliti Leka, dukshëm dallohet teksa qëllon me armë mbi kushëririn e kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur Kliti Leka, godet 6 herë me pistoletë në drejtim të Goros, duke e lënë të vdekur në vend. Niko Goro, ishte duke hyrë nga ambjentet e një supermarketi që menaxhohet nga motra e tij, Eftinia.

Eftinia, ka parë vrasjen e vëllait të saj teksa qëllohet 1 metër larg dhe Nigo Goro, rrëzohet në këmbët e motrës së tij.

Ajo është përpjekur të ndalë autorin e krimit, por Kliti Leka, nuk ka kursyer plumbat duke e qëlluar edhe atë me një plumb në këmbë dhe plagosur rëndë.


Shtuar 2.06.2021 18:14