Giroud pranë nënshkrimit të një kontrate dy vjeçare me Milanin

Sulmuesi i Chelsea, Olivier Giroud është afër të arrijë marrëveshje me AC Milanin për dy vitet e ardhshme.

 

Francezi që fitoi Ligën e Kampionëve me “Blutë” pritet të largohet në verë, ngase nuk ka vend në projektin e Thomas Tuchel.

Milan është shumë afër ta kompletojë transferimin e Giroud, para se të nis Kampionati Evropian 2020.

Giroud do jetë agjent i lirë muajin e ardhshëm dhe sipas Saber Desfarges, do nënshkruajë kontratë me “Rossonerët”.

Interesim për francezin kanë shprehur edhe klubet e tjera italiane, si Lazio dhe Inter.


Shtuar 2.06.2021 18:01

Tags: ,