Disa prej lojtarëve të Real Madridit do të mbesin pa kontrata në fund të këtj sezoni.
Yje si Ramos dhe Vasquez ende nuk kanë rinovuar, edhe pse klubi është munduar.
Agjenti i Vazquez, Angel Sanchez, është takuar me përfaqësuesit e klubit mirëpo nuk janë pajtuar për ndonjë marrëveshje të re.
Situatë ndryshe është me Ramosin, i cili tregoi pas fitores ndaj Atalantas, se akoma nuk kanë filluar negociatat me Los Blancos.
Real Madrid po punon që gjatë verës të bëjë transferimin e ndonjë lojtari të madh në skuadër dhe po tentohet të zvogëlojë ndonjë pagë të lojtarëve. /albeu.com/