Me armë në dorë! Maskat terrorizojnë familjen në Vaun e Dejës, vjedhin 500 mijë lekë

Një grabitje ka ndodhur mbremjen e kaluar  në Shkodër, Vau i Dejës.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se dy persona të maskuar kanë hyrë në një banesë në Vaun e Dejës  në orën 03:00 të mëngjesit dhe kanë grabitur 500 mijë lekë të reja në familjen Meli nën kërcënimin e armëve të zjarrit.

Në banesë mësohet se gjendeshin një djalë 25 vjeçar dhe dy prindërit e tij të moshuar. /albeu.com/

 

 


Shtuar 2.06.2021 15:10