E bujshme nga Sky Sports, Conte në bisedime të avancuara me skuadrën e Premier League

Antonio Conte mund të rikthehet në Angli.

Sipas “Sky Sports”, Conte është në bisedime të avancuara me drejtuesit e klubit anglez Tottenham.

Conte u largua para pak ditësh nga posti i trajnerit të Interit pasi e fitoi titullin e kampionit në Itali, dhe për momentin ështe trajner i lire.

51- vjeçari, ishte trajner në Angli gjatë viteve 2016-2018 kur drejtonte klubin e Chelses, tani mund të rikthehet sërish atje, por kësaj radhe si trajner i Tottenham.


Shtuar 2.06.2021 15:09