‘Topi i Artë’ që i solli Superkupën Partizanit, Rrapaj: Trofetë janë traditë e këtij klubi

Heroi i Partizanit, Arinaldo Rrapaj foli për MCN pas fitimit të Superkupës ndaj Egnatias e cila erdhi falë golit të tij.

“Mbas çmimit isha i gëzuar dhe tani jam akoma më i lumtur. Ky gol vjen si për fat pas Topit të Artë. Kjo ishte më e rëndësishme, të fitonim Kupën. Jam i lumtur, shoh djemtë në sy dhe e kuptoj që ishte një gol i rëndësishëm.

Objektiv ishte të rikthehenim te fitorja dhe të fitonim kupën pasi kjo është traditë e këtij klubi. Ndeshjen e shfrytëzuam mirë, e detyruam kundërshtarin të gabonte dhe fatmirësisht isha unë ai që dërgoi topin në rrjetë.” /Newsport.al/