Romeo vë në siklet vëllain, Donaldi: Ti je budalla…

Moderatorja e njohur Bora Zemani dhe partneri i saj Donald Veshaj, kanë rrëfyer për herë të parë në përjetimet e tyre gjatë xhirimit të filmit “5 herë jo”.

Ata ishin të ftuar në emisionin “Më Lër Të Flas”, ku treguan më tepër detaje edhe nga fragmentet e filmit që po transmetohet në kinema.

Personi i cili moderoi intervistën e çiftit ishte Romeo Veshaj, i cili bëri edhe pyetje të sikletshme.

Një ndër to kishte të bënte me skenat e seksit, nëse ato janë pjesë e filmit apo jo. Donaldi nuk la Romeon pa përgjigje:

Romeo Veshaj: Po ato skenat e seksit pse i kishit hequr nga montazhi?

Donald Veshaj:Jo more janë ato në film”.

Bora Zemani:I lamë more, si nuk i lamë në film”.

Donald Veshaj:Çfarë budallai që je. Ti je budalla. Nuk ka në filmin tonë si këto skena”.

Detajet të cilat u treguan në program nuk përfunduan me aq, pasi u zbulua edhe shkaku që e ka detyruar Romeo Veshajn të mos jetë pjesë e kastit të aktorëve.

Romeo Veshaj: Pa më thoni njëherë vëllain pse se morët në film?

Donald Veshaj:Cilin vëlla, Marion? Mario ka qenë në film, e përshëndesim shumë”.

Bora Zemani:Edhe vëllai im ka qenë në film”.

Donald Veshaj: Është një biznes familjar, ku kemi marrë pjesë të gjithë.

Romeo Veshaj: E kisha për mua more (qesh).

Donald Veshaj:Ti nuk more pjesë vetë, pasi ishe i angazhuar në një projekt tjetër”.

Bora Zemani: “Romeo zgjodhi një projekt me më shumë lekë (qesh)”.


Shtuar 17.12.2023 10:34

Tags: ,