Pas emisionit të tetorit të kaluar, “Le Iene” i është kthyer ndeshjes Inter-Juventus më 2018 dhe minutave të ngazëllyera midis fushës dhe dhomës së VAR-it, në rastin e vlerësimit të faullit të Pjanic ndaj Rafinha.
Arbitri Orsato nxjerr kartonin e verdhë, por më pas ia jep D’Ambrosio për protesta, duke “falur” mesfushorin e atëhershëm të Juventusit, i cili ishte paralajmëruar tashmë. Në episodin e radhës të emisionit të njohur në “Italia 1”, u transmetua videoja e papublikuar direkt nga dhoma e VAR-it.
Audio e videos nuk është siguruar kurrë dhe “Le Iene” përfiton nga ndihma e dy djemve të shurdhër dhe ekspertëve në leximin e buzëve. Sipas asaj që të dy shpjegojnë, Valeri thërret “Uhhhh, kontrolloni”, duke kuptuar mundësinë e rishikimit të rastit. Pastaj ai shtyp butonin e kuq, që e lidh me Orsato dhe, sipas interpretimit, do të thoshte “kontakti është aty, unë e kam kontrolluar tani”. Alessandro Giallatini, në sallë si ndihmës i VAR-it, thotë “e verdha është aty” dhe Valeri përgjigjet “po sigurisht”.
Video, gjithashtu tregon ndërhyrjen e VAR-it në ndëshkimin e mëparshëm ndaj Vecino. Uruguajani kishte kryer një faull ndaj Mandzukic, duke marrë një paralajmërim nga Orsato. Megjithatë, Valeri e kishte thirrur VAR-in për t’i rishikuar pamjet dhe vendimi ishte shndërruar në dëbim nga loja. “Daniele, unë jam Paolo, bisedo me mua. A është për të verdhë kjo ndërhyrje”, – i thotë Valeri-Orsato.
“Le Iene”, së bashku me Prokurorin e atëhershëm të FIGC, Giuseppe Pecoraro, paditën Orsato, Valeri dhe dizenjatorin Rizzoli, pas akuzave për “kryerjen e një mashtrimi sportiv në favor të Juventusit dhe konsumimin e provave të kësaj vepre penale”. Kohët e fundit, Osato, në një intervistë, e kishte pranuar gabimin: “Faulli i Pjanic në Inter-Juve nuk ka nevojë ta shoh përsëri tri vite më vonë. Sigurisht që është një gabim, e pashë menjëherë në TV”.