Atentat ministrit, humbin jetën aksidentalisht vajza e tij dhe truproja (VIDEO)

Një atentat ndaj ministrit në Uganda i ka marrë jetën gabimisht vajzës së tij dhe truprojës së tij ndërkohë ai vetëm ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në spital.

Të martën në mëngjes, një makinë që transportonte Katumba Wamala, një ish gjeneral i ushtrisë dhe ministër aktual i punëve dhe transportit, u sulmua në periferi të Kampala të Kisota.

Një zëdhënëse e ushtrisë i tha Reuters se Wamala kishte pësuar lëndime dhe ishte dërguar në spital. Në foto dhe video ministri mund të shihet duke qëndruar pranë makinës, me krahët e mbuluar me gjak.

Zëdhënësi gjithashtu tha që truproja i Wamala ishte vrarë. Raportet e pakonfirmuara të medias pretendojnë se vajza e ministrit, Brenda Wamala, gjithashtu vdiq në sulm. Fotot tregojnë një grua të re të shtrirë në ndenjëset e pasme të makinës. Vrimat e plumbave mund të shihen në dritaren e pasme të djathtë, ku ajo ishte ulur.

Wamala më parë shërbeu si inspektor i përgjithshëm i policisë nga 2001-2005 dhe komandant i Forcës së Mbrojtjes së Popullit Uganda (UPDF) nga 2013 deri në 2017, përpara se të kalonte në politikë.


Shtuar 1.06.2021 13:08