Policia belge arrestoi një vit më parë 3 shqiptarë të cilët trafikonin klandestinë. Arrestimi i tyre u bë ndëra po udhëtoin me varkë në detin e veriut.
Tre shqiptarët Drilon L., 26 vjeç, Eliona B., 44 vjeç dhe Areklon Z. rrezikojnë të dënohen me 6 vite burg si dhe një gjobë prej 48 mijë eurosh për këtë të fundit.
Ngjarja ka ndodhur më 20 shtator të vitit 2022, ku roja bregdetare arriti të nxjerrë në breg gjashtë burra dhe një grua refugjatë pas një operacioni shpëtimi.
Varka drejtohej nga Drilon L., i cili kishte udhëtuar nga qyteti i Liège me një furgon për në De Panne. Furgoni tip “Mercedes” drejtohej nga bashkatdhetaria e tij Eliona B. 44-vjeçarja ka deklaruar për autoritete belge se urdhrin e kishte marrë nga Areklon Z., dhe se do të merrte 200 euro për këtë shërbim.
Sipas asaj që shkruajnë mediat belge, vendimi për tre shqiptarët do të jepet më 3 janar të vitit të ardhshëm.