Pacientia humbi jetën për shkak të neglizhencës, dërgohet për gjykim mjeku në Fier

Një mjek i spitalit të Fierit është dëguar për ndjekje penale, nën akuzën e “Neglizhencën në trjtimin mjekësor”, ku për pasojë humbi jetën një paciente.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroriae Fierit theksoihet se mjeku nuk ka zbatuar protokollin mjekësor, dhe për pasojë ka humbur jetën pacientja A.N.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal në ngarkim të shtetasit S.B., me detyrë mjek pranë urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, i akuzuar për veprën penale të “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, e parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet u provua se, nga i pandehuri S.B. nuk ka vepruar në përputhje me protokollin mjekësor, të pranuar për sëmundjen nga e cila vuante shtetasia A.N., dhe se transportimi i pacientes nuk u realizua konform protokollit mjekësor me ekip të specializuar.

Si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor, shtetasja A. N. ndërroi jetë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.


Shtuar 15.11.2023 18:51