Real Madridi nuk planifikon ta nxjerrë në shitje Vinicius Junior as në merkaton e janarit, as në të ardhmen, edhe pse braziliani po përjeton një fillim sezoni 2026/27 mjaft të zbehtë.
Fabrizio Romano bën të ditur se te Real Madridi vazhdon të ekzistojë besimi i plotë te lojtari 26-vjeçar dhe se mendohet që ai mund të rikthehet në nivelin e tij më të lartë.
Të lidhura
None found
Megjithatë, performancat e fundit të Vinicius kanë shkaktuar pakënaqësi te tifozët, të cilët e kanë fishkëllyer në “Santiago Bernabeu”. Së fundmi, ish-drejtori sportiv Pedja Mijatovic ka paralajmëruar se e ardhmja e brazilianit te Real Madridi mund të vihet në pikëpyetje nëse ai nuk arrin të përmirësojë paraqitjet e tij.
Në 12 ndeshje të këtij sezoni me fanellën e Real Madridit, Vinicius ka regjistruar vetëm një gol dhe tri asistime.
Krejt ndryshe ka qenë forma e tij me Kombëtaren e Brazilit, ku fillimisht shënoi dy gola kundër Japonisë dhe më pas kompletoi një het-trik në fitoren bindëse 7-0 ndaj Singaporit.
Real Madridi ia kishte rinovuar kontratën në gusht dhe drejtuesit e klubit pritet ta mbështesin lojtarin gjatë kësaj periudhe të vështirë, në vend që të shqyrtojnë mundësinë e shitjes së tij.








