Shpërdoroi detyrën, ish-ministri bjellorus përfundon në burg

Ish-ministrin i Sigurimit në Bjellorusi Sadik Ahmetoviç është dënuar me gjashtë muaj burgim, për shkak të abuzimit me detyrën.

Gjykata në Sarajevë konstatoi se Ahmetoviç ka shfrytëzuar pozicionin e tij për t’i siguruar punë fiktive një personi, gjë që ka pasur kosto mbi buxhetin e shtetit.
Adnan Bektiç, i cili ka përfituar paga dhe mëditje të paligjshme në periudhën 2011-2012, u urdhërua t’i kthejë shtetit 9,600 dollarë.

Ahmetoviç tha se do ta apelojë vendimin dhe shtoi se rasti kundër tij është i motivuar politikisht.

Ai ka qenë ministër i Sigurimit në Bosnje nga viti 2009 deri më 2012.Për kohë të gjatë, ka qenë anëtar i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), ndërsa në maj të vitit 2017 është përjashtuar nga kjo parti. Aktualisht, Ahmetoviç është anëtar i partisë së re Blloku i Pavarur.


Shtuar 31.05.2021 17:57