Përfshihet nga flakët parkingu i pallatit në Tiranë

Një parking është përfshirë pak më parë nga flakët në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, në rrugën “Dritan Hoxha, teksa mësohet se është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Në vendngjarje ma mbërritur dhe policia e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.05.2021, rreth orës 17:35, në rrugën “Dritan Hoxha” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.

Nga sherbimet e Policisë dhe sherbimet e zjarrfikses është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Në vendngjarje ndodhet dhe sherbimi i ambulancës në rast nevoje për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Shtuar 31.05.2021 18:07